Vetëplagoset me armën e punës polici në Vlorë

Mbrëmjen e sotme, punonjësi i Policisë së Shtetit A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është plagosur me armën e shërbimit në banesën e tij.

Gjithçka ka ndodhur në momentin e  pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës.

Sipas asaj që mëson Syri.net, efektivi i identifikuar si Ardjan Shehaj, është dërguar me urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.