Ideja e çuditshme, në këtë shtet europian futbollistët do të luajnë me maska?

Belgjika vendosi të mbyllte kampionatin para kohe, pasi drejtuesit e Federatës nuk donin që të rrezikonin me shëndetin e futbollistëve të tyre.

Sezoni i ri mund të nisë me një ndryshim radikal në shtetin europian.Ideja e fundit e ardhur nga Belgjika është që futbollistët të luajnë me maska. Një ide e çuditshme, por që është përkrahur nga epidemiologu Marc Van Rants. Ai i këshillon të gjithë që të përdorin maska.

“Një rrugë është të mendojmë që të vendosim maska gjatë kohës që luajmë futboll”, – tha Van Ranst për të përditshmen belge Le Soir.

Belgjika është shteti i vetëm Europian që ka anuluar sezonin për këtë vit.