Tirana sërish në terr. Nuk dihet kur rikthehet energjia elektrike

Rreth një javë nga djegia e fidrave në nënstacionin elektrik të Kasharit, që la pa drita një pjesë të konsiderueshme të kryeqytetit, shfaqen sërish probleme.

Këtë herë, një tjetër defekt në nënstacionin e Karbit ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit:

Rr Siri Kodra (pjesërisht), Rr “Dibrës” pjesërisht, Uzina Dinamo e Vjetër, Magazinat e Tregtisë OMT, Zona e Babrrusë Privat Ajka, Rr “Riza Cerova”.

OSHEE njofton se nënstacioni është jashtë pune pasi është dëmtuar transformatori i fuqisë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se tek pallati me shigjeta, për shkak të dëmtimit të kaullit, 2 kate të pallatit janë pa energji elektrike.

OSHEE njofton se po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike, por nuk saktëson se sa kohë do të duhet.

/Syri.net/