VIDEO/Gjendje shokuese në Brazil, trupat e viktimave të COVID-19 mbahen pranë pacientëve të intubuar

Një video shokuese që tregon trupat e viktimave të koronavirusit që qëndrojnë në të njëjtën dhomë me pacientët e gjallë është filmuar në një spital në Brazil.

Në total, trupat e 14 viktimave të COVID-19 janë mbajtur pranë pacientëve.

Skena shqetësuese u filmua në spitalin ‘Joao Lucio Emergency Hospital’ në qytetin Manaus, në shtetin verior Brazilian.

Videoja, që besohet se është kapur nga një infermiere, tregon trupat e viktimave të shpërndara në korridoret e spitalet dhe në dhoma, ku disa shihen pranë pacientëve të intubuar.