Çfarë po ndodh në Kinë/ Rishikohet numri i vdekjeve, shtohen me rreth 1300

Për disa javë me radhë numri i vdekjeve në Kinë ishte i qëndrueshëm, në rreth 3300. Por sot autoritetet kineze kanë rishikuar numrin e vdekjeve duke e çuar në rreth 4600.

Në Ëuhan qyteti, i cili ishte epiqendra e shpërthimit, thuhet se rritja dramatike prej me shume se 1300 është për shkak të mosveprimeve, vonesave dhe gabimeve të mëparshme.

Sipas BBC, numri i vdekjeve është rritur pasi po llogariten disa që kanë vdekur më parë dhe disa të tjerë jashtë spitaleve.

Në fillim të këtij muaji, Ëuhan u bllokua duke paralizuar qytetin prej 11 milion banorësh për më shumë se dy muaj, në një përpjekje drastike për të ulur përhapjen e virusit.

Megjithatë, mbi dy milion raste të sëmundjes janë raportuar deri tani në të gjithë botën dhe dhjetëra vende janë ende të izoluara. Ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins  kane humbur jetën rreth 137,000 persona.