'Kur të dal do ju vras'/ Italo-shqiptari kapet me drogë dhe armë, kërcënon policinë

Një italian me origjinë shqiptare është arrestuar sot nga Policia e Milanos, pasi në apartamentin e tij u gjetën 6 kile Cobret, ose e quajtur ndryshe 'Heroina e të varfërve', dy armë zjarri, 60 fishekë dhe 100 gramë kokainë.

Gjithçka ka ndodhur në Crescenzago, ku shpërndarësi, me precedentë në fushën e narkotikëve, akuzohet për shpërndarje dhe mbajtje të armëve.  

Burri u ndalua pasi agjentët e kishin pikasur ndërsa po dilte nga pallati i tij, dhe po shkonte te një makinë e parkuar, duke parë në vazhdimësi rreth e rrotull, për të hipur më pas në Fiatin e tij Punto, për të arritur te shokët e tij në pjesën tjetër të rrugës. Burri sipas policisë kundërshtoi forcat e rendit duke bërtitur: 'Kur të dal do ju vras'