‘Jam një vajzë e heshtur’/ Intervistë me Xhemren, aktorja zbulon shumë për veten

Aktorja turke Hazar Motan me rolin e “Xhemres” në serialin “Lule të vetmuara” arriti famën në Turqi e në të gjitha vendet ku u transmetua ky serial. 29-vjeçarja në intervistën që ju sjell sot “revistawho.com” na tregon më shumë për veten, si nisi karrierën në aktrim dhe pasionet.

Si hyre në botën e aktrimit?

Xhemre: Kam patur gjithmonë dëshirë të bëhesha aktore që kur isha e vogël sepse mamaja ime ishte e përfshirë gjithashtu në këtë fushë. Kur isha në shkollë isha e pavendosur dhe nuk e mendoja veten para kamerës. Pas shkollës vendosa të studioja aktrim.

Në serialin “Lule të vetmuara” ke rol kryesor. Si të bën të ndihesh ky fakt?

Xhemre: Në fillim kam patur emocione dhe mendoja se nuk do t’ja dilja. Por më vonë u mësova me rolin dhe u bë pjesë e imja. Në fillim të serialit kemi xhiruar skena shumë të vështira.

Skena jote më e vlerësuar është në funeralin e prindërve, si u përgatite për këtë pjesë?

Xhemre: Në fakt skena e funeralit ishte më e shkurtër, por regjisori tha “Prindërit e tu kanë vdekur. Aktro sikur të ishte e vërtetë”. Në atë skenë aktrova me gjithë shpirt. Duart dhe këmbët po më dridheshin kur mbarova së xhiruari.

Cili është roli që ëndërron të luash në të ardhmen?

Xhemre: Do doja të luaja rolin e një vajze si në filmin “The girl with a Dragon Tattoo”. Ky është roli i ëndrrave të mia. Do doja shumë ta luaja atë rol. Ajo tregon një femër të fortë. Ndërsa unë në të vërtetë jam një vajzë e heshtur.

Cilin vend të botës dëshiron të vizitosh?

Xhemre: Kam shumë dëshirë të shoh Dritat e Veriut (Alaskë)

Cilin të famshëm admiron?

Xhemre: Kam qenë fanse e Spice Girls. Dhoma ime ka qenë e mbushur me posterat e tyre. Kur mësova që grupi do shpërbëhej shpërtheva në lot.

Pa cilat gjëra nuk bën dot në jetë?

Xhemre: Pa familjen dhe pa kompjuterin tim nuk bëj dot. Unë nuk jam një person social. Nuk më pëlqen të dal në fundjavë, por qëndroj në shtëpi duke parë filma. Pra për të parë filma duhet kompjuteri. Prandaj është i domosdoshëm. Mund të them që nuk bëj dot edhe pa librat.

Çfarë bën tjetër përveç aktrimit?

Xhemre: Unë pikturoj. Gjatë xhirimeve pikturoja dhe pikturat i jepja dhuratë.

Çfarë të pëlqen më shumë tek vetja?

Xhemre: Sytë. Gjëja e parë që njerëzit shohin tek unë janë sytë.

Je në një lidhje?

Xhemre: Po, por nuk dua të flas për këtë sepse ai nuk është i famshëm dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e televizionit.