Një tjetër ditë pranverore parashikohet për të premten

SHMU njofton se një tjetër ditë pranverore parashikohet për ditën e premte, moti me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë kalimtare në orët e mëngjesit.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejësi 1-6m/s,e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:
vendet malore 1°C deri në 19°C
vendet e ulëta 5°C deri në 24°C
vendet bregdetare 8°C deri në 23°C