Për ç'projekt në Uruguaj u grindën Zogu i Shqipërisë dhe Karoli i Rumanisë?

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 25 nëntorit 1948, në ballinë, një shkrim në lidhje me një projekt në Uruguaj për të cilin janë grindur asokohe Zogu I i Shqipërisë dhe Karoli II i Rumanisë, dhe të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zogu dhe Karoli zihen për një fermë në La Pampa

Montevideo, 24 nëntor (A P) — Dy ish-sovranët evropianë, Zog I i Shqipërisë dhe Karoli II i Rumanisë po zihen për një fermë bagëtish në departamentin e Rio-Negros, në pjesën perëndimore të Uruguajit./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania