Harta zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 19 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 494. Një ditë më parë u konstatuan 8 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja janë konstatuar kryesisht në Tiranë dhe Kukës. Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:

-11 raste Tiranë
-5 raste Kukës
-1 rast Krujë
-1 rast Korçë
-1 rast Elbasan

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast