Presidenti mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, opozita konfirmon gatishmërinë

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë sot për të dytën herë Këshillin e Sigurisë lidhur me menaxhimin e krizës së Covid-19 nga qeveria shqiptare.

Kjo u bë e ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i PD Lulzim Basha në emisionin "Tempora" në Oranews.

Ndër të tjera Basha tha të martën në mbrëmje se “”Presidenti I Republikës më ka njoftuar se ka për qëllim të thërrasë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e nesërme dhe i kam konfirmuar gatishmërinë, i kam treguar edhe njëherë konstruktivitetin tim.

Basha tha se e ka për detyrë të jetë edhe Kryeministri pjesë e saj , por Presidenti për herë të dytë po fton edhe kryetarin e opozitës. Pra, ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë  pikërisht në funksion të daljes nga kjo situatë më sa më pak dhimbje.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur për herë të parë më 25 mars ku përveç presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryeopozitarit Basha merrnin pjesë edhe disa prej ministrave të qeverisë si dhe kreu i Kuvendit.