Mesfushori i Shpresave pranë firmës me ekipin e parë anglez

Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Armando Dobra, është pranë firmosjes së kontratës me klubin e parë të Ipswic Town.

Futbollisti i Shqipërisë U-21, i cili dje festoi 19-vjetorin e lindjes, është gati për t’u aktivizuar me skuadrën e parë të Ipswicht, e cila luan në divizionin e dytë të futbollit anglez, League One.

Dobra pritet të firmosë një kontratë afatgjatë prej 4 vitesh me “Blutë” dhe pritet të jetë vitin e ardhshëm pjesë e formacionit titullar.

Paraqitjet e tij janë vlerësuar nga trajnerët e Lazios, Atalantës dhe Napoli. 

Edhe tekniku i Kombëtares sonë, Edi Reja, ka shprehur mendime pozitive për Dobrën.