Plus 10 raste të reja pozitiv me COVID-19, 3 të shëruar

IKSHP ka dalë me rezultatet më të reja rreth mostrave të marra sot për testim rreth virusit Korona.  Nga 137 mostra të marr,  pozitiv kanë dalë 10 veta që ka quar numrin në 387 të infektuar me COVID-19 -  raporton Syri.net Kosova.  

Ndërsa janë shëruar edhe tre raste që bënë në total të jenë shëruar 66 persona.  

Në Kosovë deri më tani janë shënuar 8 viktima nga COVID-19.  

Ky është njoftimi i IKSHP-së:  

"Sot më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.  

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.  

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan.  

Sot më 14 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë (66).  

Nga data 08 shkurt deri më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e tetëdhjetë e shtatë (387) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.