Flet Xavi: Neymar bën diferencën te Barcelona, më inspiron Guardiola

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ngurron asnjëherë të flasë për ekipin e tij, duke dhënë mendimet dhe opinionet e tij.

Së fundmi, Xavi u pyet për një rikthim të mundshëm të Neymar në Katalonjë, krahasimin që i bëhet me Pep Guardiolën dhe tregoi lojtarin që i ngjason më së shumti.

“Neymar? Pse jo të mos rikthehet. Kam ndarë dhomat e zhveshjes më të dhe dukej një person i shkëlqyer. Profesionist i vërtetë dhe te Barcelona, mund të bëjë diferencën. Ai është padiskutim ndër 5 lojtarët më të mirë në botë të dekadës së fundit.

Casillas? Ai është një lider dhe mund të bëhet një trajner i madh, por ai që unë dua të ndjek është Guardiola. Një takticien i shkëlqyer. Unë jam më i qetë me skuadrën time se ç’ishte Guardiola me ne, por ka funksionuar.

Lojtari që më ngjason? Janë shumë, për të përmendur disa: De Jong, Kroos, Modric, Cazorla. Të gjithë lojtarë të shkëlqyer, që vështirë të humbin topin. Sezonet? Është e padrejtë të anulohen, shpresoj të mbyllen të gjithë”, përfundoi Xavi.