Meta vlerëson kontributet e opozitës në luftën kundër pandemisë

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për gazetarin Rezear Xhaxhiu në Fax News, shprehu vlerësimin e tij për rolin e opozitës në luftën kundër COVID-19. 

'Opozita ka qenë mjaft aktive dhe ka kërkuar prej kohësh, para se të shfaqej pacienti 0, që të merreshin masa parandaluese. Opozita ka kërkuar më shumë testime, ka dhënë shumë ide, të cilat janë marrë në konsideratë edhe nga qeveria. Me diversitetin e mendimeve dhe propozimeve, gjykoj se opozita ka dhënë kontributin e saj në luftën kundër koronavirusit.'

“Një situatë të vështirë, por në kushtet e një pandemie apo të një fatkeqësie që e kemi pranuar të gjithë, është një situatë e qendrueshme dhe pozitive në këto aspakte:

"Masat që janë marrë deri tani dhe mënyra sesi kanë reaguar qytetarët në tërësi kanë bërë të mundur që ne mos të kemi një situatë të rëndë dhe të mundësisë së menaxhimit në shëndetin publik, që janë dhe në front të parë. 

Pra në shumë parametra paraqitet pozitive, nuk është për të qenë të kënaqur, pasi kemi humbje e jetëve që  janë  gati 25 qytetarë, apo për infektimin e personelit mjekësor. Sidoqoftë në raport me një situatë që mund të dilte jashtë kontrollit, nëse nuk do të kishte pasur një bashkëpunim më të mirë deri tani, situate është positive. Duhet të kemi një partneritet shtet-qytetar", shtoi presidenti Meta.