778 vdekje dhe mbi 5252 të infektuar në 24 orë/ Britania konfirmon 12107 viktima nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 778 vdekje të tjera nga koronavirusi sot, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 12.107 pas tre javësh bllokim në mbarë vendin.  

Shëndetësia angleze konfirmoi 744 pacientë të vdekur në spitalet e saj dhe u njoftuan gjithsej 34 vdekje në të gjithë Uellsin, Skocinë dhe Irlandën Veriore, raporton Dailymail.  

Rritja nga 717 vdekje të regjistruara dje, vjen si pasojë se vdekjet që kanë ndodhur pas së mërkurës javën e kaluar mund të raportohen për shkak të një vonese të dhënash që duket se ndodh çdo fundjavë.  

Shkencëtarët e qeverisë kanë paralajmëruar të mos shpresojnë për shumë saktësi tek raportimet e numrit të njerëzve që vdesin sepse ato datojnë deri në dy javë dhe nuk përfaqësojnë situatën në ditën e publikimit.  

Një zhvillim më premtues është stabilizimi i dukshëm i numrit të njerëzve që diagnostikohen me virusin çdo ditë, ku 5.252 persona u diagnostikuan në 24 orët e kaluara, duke ritur numrin e përgjithshëm të testeve pozitive deri më tani në 93.873.