Qëndrimi i Edvinit ndaj profesioneve të lira, si i Spiro Kolekës ndaj mikroborgjezisë!

Qëndrimi i Edvinit ndaj profesioneve të lira, si qëndrimi Spiro Kolekës ndaj mikroborgjezisë! Një diskriminim i rëndë dhe antikushtetues!

Nga Sali Berisha.

Në një akt armiqësor, në kundërshtim flagrant me çdo parim të barazisë dhe drejtësisë sociale, Edvin Kristaq Xhelati përjashton nga çdo lloj dëmshpërblimi mijëra e mijëra specialistë të profesioneve të lira, paçka se ata në zbatim të rregullave të karantinës dhe izolimit mbyllën në këtë periudhë veprimtaritë, bizneset e tyre ose këto të fundit humbën klientelën dhe të dy rastet lidhen direkt me urdhra të vet narkoqeverisë.

Po përveç kësaj, specialistët e këtyre profesioneve janë takspagues dhe aksionerë në proporcion në Buxhetin e Shtetit si të gjithë bizneset e tjera. Në këtë kontekst, asnjeri nuk ka të drejtë dhe nuk mund t’i përjashtojë ata nga dëmshpërblimi. Këtë e bën vetëm një njeri që nuk njeh Kushtetutë, ligj, moral apo parim dhe që konsideron Buxhetin e Shtetit si buxhet personal dhe familjar, me të cilin mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi, mund të vjedhë sa të dojë dhe ta ndajë me klanet e tij si të dojë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim mafioz antiligjor të Edvin PPP Mafisë kundër specialistëve të profesioneve të lira dhe u bëj thirrje të gjithë këtyre të fundit, meqenëse në Shqipëri tani është instaluar “Dvoran drejtësia”, t’i drejtohen urgjentisht Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për të ndëshkuar këtë qëndrim antikushtetues dhe antiligjor të Edvin Kristaq Xhelatit dhe narkohorrave rreth tij!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor Berisha.

Sot qeveria dëshmoi edhe njëherë urrejtjen që ka për klasën e mesme në përgjithësi dhe Profesionet e Lira në veçanti.

Pasi i grabiti para disa vitesh me ligj antikushtetues, duke i detyruar të paguajnë për 6 muaj një pagesë kontributesh të kripur dhe që akoma nuk ua ka kthyer, sot deklaron se nuk i ndihmon Profesionet e Lira sepse këta nuk duhet të jenë shtresa në nevojë, pavarësisht xhiros vjetore të biznesit.

Është njësoj si të thuash që qeveritarët s’duhet të marrin rrogë fare sepse ata s’kanë nevojë për të, sepse duhet të jenë të korruptuar...

 PD duhet t’i mbështesë këto 8000 profesionistë të lirë, që kjo qeveri grabitësish i la rrugëve edhe në këto ditë të vështira.