COVID-19/ 6 viktima dhe 54 raste të reja brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka shënuar edhe 6 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve.

Dy viktima janë nga Kumanova, një nga Prilepi, dy nga Struga dhe një nga Velesi.

Gjithashtu janë regjistruar edhe 54 raste të reja me Covid-19 pas 710 testimeve të kryera 24 orët e fundit.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 13 raste, Kumanovë 25 raste, Shtip 1 rast, Prilep 10 raste, Tetovë 1 rast, Veles 2 raste, Gostivar 1 rast. 

Me rastet e fundit numri i personave të prekur Covid-19 shkon në 908.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritu në 44.