248 të shëruar dhe 46 të shtruar/ 7 pacientë në terapi intensive, 4 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 475 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 24 kanë ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 8 persona, nga 236 të testuar, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. 

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 227 raste
- Durrës 42 raste
- Lushnje 6 raste
- Elbasan 15 raste
- Fier 32 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 17 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 71 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 raste
- Has 13 raste
- Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste 
- Kukës 1 rast