Kirgistani zgjat gjendjen e jashtëzakonshme prej koronavirusit

Bishkek - Kirgistani zgjati të martën deri më 30 prill gjendjen e jashtëzakonshme duke përfshirë dhe dy qytetet e tij të mëdha dhe disa qarqe për shkak të shpërthimit të koronavirusit, tha zyra e Presidentit Sooronbai Jeenbekov.

Kombi i Azisë Qendrore që kufizohet me Kinën ka konfirmuar 430 raste të sëmundjes dhe ka futur në bllokim dhe shtetrrethim edhe kryeqytetin e tij, Bishkek.