FOTO/ Përqafimi i Buffon, ‘plas’ gallata në rrjetet sociale

Një episod i rrallë ka ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios pasi në fund të ndeshjes kapiteni i ‘Zonjës së Vjetër’, Gianluigi Buffon ka befasuar të gjithë pasi ka përqafuar arbitrin Paolo Tagliavento.

Kaq ka mjaftuar që mediat dhe rrjetet sociale të kenë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet e klubit bardhezi me arbitrat, shkruan “Corriere dello Sport”.

Tifozë të ndryshëm në Itali kanë postuar në rrjetet sociale foto montazh ku vendosin në pah gabimet e arbitrave dhe në krahun tjetër marrëdhënien e shkëlqyer me lojtarë të Juventusit, transmeton SYRI.net.

Më poshtë po ju publikojmë disa foto gazmore të tifozëve rivalë të Juventusit: