Mafia shqiptare, 1 nga 3 më të mëdhatë në botë. Tirana mes qyteteve më të rrezikshme të Europës
E përditshmja britanike “The Top Tens” ka publikuar një sondazh në lidhje me qytetet më të rrezikshme të Evropës, ku Tirana është votuar në vendin e katërt.
Ndërkohë që në vend të parë renditet Moska e pasuar nga Glasgou, Skoci dhe Sarajeva, Bosnje.
Ndërkohë që gjendet dhe një përshkrim i rëndësishëm për vendin në të cilin qytetet janë renditur, nën kryeqytetin tonë thuhet:
E gjithë bota ka dëgjuar për mafian shqiptare, për trafikun e drogës, trafikimin e njerëzve, vrasjet, përdhunimet, etj.
Ata kontrollojnë mbi 40% të trafikut të drogës në botë. Janë të rrënjosur thellë në Ballkan që nga shekulli i 15-të.
Në raportet e FBI-së thuhet se mafia shqiptare është 1 nga 3 organizatat mafioze më të mëdha në botë ndërsa në raportet e Interpolit thuhet se mafia shqiptare është organizata e dytë më e madhe mafioze në botë.
Kjo është renditja e saktë e qyteteve më të rrezikshme të Evropës:
1-Moskë (Rusi)
2- Glasgou (Mbretëri e Bashkuar)
3- Sarajevë (Bosnje-Hercegovinë)
4- Tiranë (Shqipëri)
5- Napoli (Itali)
6- Beograd (Serbi)
7- Nottingham (Mbretëri e Bashkuar)
8- Malmo (Suedi)
9- Sofie (Bullgari)
10- Limerick (Irlandë)