VIDEO/ Ushtria amerikane heq dorë nga 'Beretta' italiane pas 32 vitesh

Pas 32 vitesh ushtria amerikane do të ketë një pistoletë të re shërbimi. Pistoleta e re do të Sig Sauuer P320, e prodhuar në New Hampshire.

Ky revolver do të zëvendësojë Beretën M9 italiane e cila është përdorur që prej vitit 1985.

Nëse kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë e epokës së re të inauguruar nga presidenti i ri Donald Trump, nuk dihet ende. Por ajo që dihet është se Italia do të humbasë një kontratë me vlerë 580 milionë dollarë, shkruajnë mediat italiane.