Jonida dhe Romeo rikthehen bashkë, Visjan Ukcenaj i nxjerr zbuluar

Në muajin shkurt të këtij viti, bëri bujë të madhe në media ndarja e çiftit të njohur të shoëbiz-it, Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt.

Ndërkohë që Jonida preferoi të mos reagonte lidhur me këtë situatë, Romeo foli në intervista të ndryshme për ndarjen e tyre, e cila sipas tij s’kishte qenë aspak e bukur.

 Megjithatë, të gjitha fjalët e tij u vunë në pikëpyetje pas positimeve të dyshes në InstaStory së fundmi.

Tashmë që të gjithë jemi në izolim, duket se Jonida dhe Romeo janë arratisur në një vend bregdetar.

Të dy kanë publikuar pamje të detit nga dhoma ku po qëndrojnë dhe do të ishte e pamundur të ndodheshin rastësisht në të njëjtin vend dhe nuk mbaron këtu.

Ditën e djeshme Jonida postoi një foto nga një makinë e markës së njohur “Porche”, markë të cilën e kemi parë shpesh në Instagram-in e Romeos.

Këtë gjë e vuri në dukje aktori i humorit Visjan Ukcenaj i cili i ka komentuar Jonidës:

“E njoh këtë makinën, ju përqafoj”- pra duket se Visjani përqafoi nga larg Jonidën dhe Romeon, kështu duket apo jo?!