COVID-19/ Konspiracionistët vendosin flamurin nazist dhe atë kinez në antenat e rrjetit 5G

Flamurët ishin vendosur në disa antena të rrjeteve celulare në Melbourne, Australi, teksa përkrahësit e teorive të konspiracionit nuk heqin dorë nga ideologjitë e rreme.

Aktivistët kishin shënjestruar në kompani celulare australiane duke vendosur në antenat e saj flamurë nazistë dhe të Kinës, në të cilat shkruhej “Covid-19”.

Flamurët ishin vendosur natën e djeshme në Victoria, Australi.

Dr Dvir Abramovich, i komisionit vendas kundër ndarjes, e quajti aktin “të përçmuar”.

“Është tmerruese të mendosh që Australia në vitin 2020, të ketë individë të tillë me urrejtje të rrezikshme në zemrën e tyre, që ecin në rrugët tona dhe haptazi celebrojnë ideologjinë satanike të Hitlerit. Të gjithë ata që e duan këtë vend dhe vlerat e tij duhet të revoltohen nga ky akt i mbrapshtë. Nuk ka një ilaç të përkryer për shërimin e racizmit, por duhet një mesazh shumë i qartë se nazizmi nuk ka vend në Australi”, tha ai.

Telstra, kompania australiane që ka sjellë rrjetin 5G në zonë, është shënjestruar dhe herë të tjera për afrimin e gjeneratës së re të teknologjisë “ëireless” nga Kina.

Por teoristët e konspiracionit besojnë se koronavirusi është i krijuar nga njeriu dhe se bllokadat janë vendousr për avancimin e rrjetit të ri 5G.

Në fillim të muajit në Birmingham të Anglisë u ndez një zjarr proteste nga banorë që besojnë se rrjeti 5G mund të sjellë sëmundje të radiacionit.