Zjarr pranë Çernobilit, frika nga rrezatimi nuklear alarmon Ukrainën

Një vatër e madhe zjarri në Ukrainë ka djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë me të gjithë forcat, pasi flakët po i afrohen zonës së shpërthimit bërthamor në centralin e Çernobilit.

Zjarrfikësit prej 10 ditësh janë duke luftuar me zjarrin në mënyrë të dëshpëruar, në përpjekje për ta ndaluar atë të përparojë në drejtim të sarkofagut mbrojtës të reaktorit.

Nivelet e rrezatimit në zonë tashmë janë rritur që nga shpërthimi i zjarrit në 4 Prill dhe ekziston paniku se flakët mund të arrijnë automjete të kontaminuara ende të braktisura nga katastrofa e vitit 1986.

Fotot e shkrepura nga një helikopter i forcave zjarrfikëse tregojnë qindra hektarë tokë të djegur nga vendi ku zjarri ka shkatërruar pyllin.

32 vjet më parë, shpërthimet në centralin bërthamor në Çernobil (atëherë BRSS) shkaktoi aksidentin më të madh bërthamor që ka ndodhur ndonjëherë në botë.

Shpërthimet lëshuan sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar frikë të madhe për efektet afatgjata në shëndet dhe mjedisin.

Në dekadat që pasuan, flora dhe fauna ka nisur të zhvillohet në mënyrë të egër në këtë zonë, e cila është bërë një tërheqje turistike popullore.

Ku ndodhet Çernobili?

Termocentrali i Çernobilit ndodhet rreth 100 kilometra nga kryeqyteti ukrainas i Kievit dhe 20 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.

Qyteti më i afërt është Pripjat, tani i braktisur, i cili është ndërtuar në mënyrë specifike në vitin 1970 për punëtorët e centraleve dhe aty kanë jetuar 40,000- 50,000 banorë.

Në kohën e shpërthimit, Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Çfarë ndodhi?

Në orët e hershme të 26 prillit 1986, një ndër katër reaktorët e energjisë bërthamore shpërtheu fuqishëm.

Shpërthimet ndodhën gjatë kontrollit të funksionit të ftohjes në reaktorin numër 4. Sistemet e menaxhimit të energjisë dhe menaxhimit të sigurisë u shuan para testimit për të shmangur ndërhyrjen.

Reaktori duhej të punonte në 25 për qind të kapacitetit gjatë testit, por ra në nivelin 1%, gjë që i detyroi punëtorët të rritnin ngadalë nivelet e fuqisë.

Një shtim i papritur i fuqisë ka shkaktuar një shpërthim të mbushjeve bërthamore që shërbejnë si karburant për reaktorin, gjë që ka provokuar eksplozionin gjigand nga kulmi i reaktorit, fuqia e të cilit llogaritet rreth 1 mijë ton.

Material radioaktiv u çlirua në atmosferë, dhe së bashku me përzierjen e ajrit dhe gazit të monoksidit të karbonit që ishte në reaktor shkaktoi një zjarr të frikshëm që ka vazhduar për nëntë ditë e nëntë net.

Pasojat

Fillimisht zjarrfikësit hodhën ujë pa fund në reaktor dhe më pas u zëvendësuan nga helikopterët ushtarakë, të cilët hodhën më shumë se 2,400 ton plumb dhe 1.800 ton rërë në një përpjekje për të zbutur dhe absorbuar zjarrin.

Më 27 prill, një zonë me një perimetër prej 30 kilometra.

Rreth 116,000 njerëz që jetonin në Zonën e Ndaluar  u evakuuan dhe zona u vendos nën kontrollin ushtarak. Zona u zgjerua më vonë dhe 230.000 persona u zhvendosën.

Mijëra njerëz morën pjesë në përpjekjet për të luftuar katastrofën, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre. Këta njerëz më vonë njiheshin me emrin “shpëtimtarët”.

Një sarkofag prej çeliku dhe betoni u ndërtua mbi reaktorin për të ndaluar përhapjen e rrezatimit ngë rrezatimi në atmosferë.

Kubeja përfundoi në nëntor 1986, e cila erdhi e gatshme pa mundësi përshtatje në vend, duke shkaktuar frikë për sigurinë.

Në vitin 2016 ajo u zëvendësua me një strukturë metalike të lëvizshme.

Bashkimit Sovjetik i është dashur shumë kohë për të njohur seriozitetin e incidentit, derisa ai ishte i detyruar për të shpjeguar nivelet jashtëzakonisht të larta të rrezatimit në ajër që u zbuluan nga stacionet e monitorimit në Suedi pas shpërthimit.

Më 28 prill, u botua një deklaratë që njoftoi incidentin, ndërsa ermocentrali rivendos zyrtarisht në punë në vitin 2000.