'Edi Rama konja e Sorosit, nuk përshëndet presidentin Donald Trump'

Nga Sali Berisha

Interesi kombëtar në këmbët e Edi Ramës, kones së Xhorxh Sorosit!

Për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama nuk uron kreun e ekzekutivit, presidentin e SHBA-së për marrjen e detyrës.

Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së është një ngjarje madhore për kombin amerikan, miqtë e tij dhe mbarë botën. Kjo sepse më së pari, SHBA-të janë sot faktor kryesor i paqes dhe stabilitetit në planetin tonë. Prandaj dhe urimet e liderëve nga mbarë bota për presidentin e SHBA-së me rastin e marrjes së detyrës.

Inaugurimi i presidentit të ri në SHBA, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar është i një rëndësie edhe më të veçantë se sa për kombet e tjera. Kjo para se gjithash për vetë rolin përcaktues që SHBA-të kanë luajtur në historinë e lirisë tonë.

Por megjithë rolin përcaktues të SHBA-së në sigurinë e botës si udhëheqës i Aleancës së Atlantikut të Veriut, rolin e tyre vendimtar në lirinë e kombit shqiptar, Edi Rama, kreu i ekzekutivit shqiptar njëlloj si Enver Hoxha dikur dhe Kim Jong Un sot, nuk e uroi dot presidentin e ri të SHBA, aleatit tonë strategjik kryesor me rastin e marrjes së detyrës.

Kjo sepse Edi Rama, si një kone e Xhorxh Sorosit i lejoi vetes të nxjerrë nga goja në mediat e mëdha, të kontrolluara nga Soros, gjatë fushatës kundër Presidentit Donald Trump, sharje të ulëta prej ordineri të cilat nuk i thanë dot as dhe kundërshtarët e tij me ekstremistë.

Ai përveç sharjeve prej halabaku politik u zotua se zgjedhja e Trump (zoti mos e thëntë) do dëmtonte shumë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA duke harruar se këto marrëdhënie janë jetike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Me këtë rast ftoj çdo shqiptar të qëndrojë fuqishëm kundër Edi Ramës, që përbën aktualisht me qëndrimet e tij, një rrezik të madh për interesin dhe sigurinë tonë kombëtare!