Spahia apel nga Shkodra: Testimet masive e vetmja zgjidhje për situatën e rëndë me COVID-19

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, në një lidhje nga Spitali i Shkodrës, duke parë gjendje e rënd të COVID-19 në këtë qyteti, i ka kërkuar edhe njëherë qeverisë që e vetmja zgjidhje janë testimet masive

'Në vazhdim të komunikimeve të vazhdueshme që kemi pasur me kolegët mjekë të spitalit të Shkodrës, infermierëve për ‘u informuar për gjendjen në Shkodër, të tërheq vëmendjen e strukturave përgjegjësve që duhet të reagonin dhe të mbështesnin apo mirënjohjen stafit në qytetin tonë me situatën që po përballen.

Thënë kjo, doja të tërhiqja vëmndjen e shkodranëve për situatën alarmante që gjendet Shkodra nga zhvillimet më të fundit. është evidente që ky virus është prezent në disa vatra në qytetin tonë dhe konstatojmë si javë e javë më parë është e njëjta situatë moskokaçarrje nga strukturat përgjegjëse për situatën që po kalojmë edhe sot.

E pafalshme mungesa e testimeve, të cilën e kemi ngritur me forcë për Shkodrën në veçanti dhe mbarë Shqipërisë. Në kushtet kur ka me dhjetëra shkodranë të konfirmuar si të prekur nga COVID-19 është e pafalshme që testimet ngelen në 322 në total.

E them vazhdimisht si mjek por duke u bazuar tek udhëzimete OBSH dhe vendas, do të duhet që në situatën që po kalon Shkodra duhen disa qindra testime në ditë. Duhet urgjentisht që qeveria të shtojë testimet në Shkodër.
Siç patëm rastin ta dëgjojmë edhe Piperon, si specialist që po përballet me virusin në front të parë. Duhet ndryshim strategjie.

Testimet e vetmja mënyrë për të gjurmuar rastet. Kryeministri jonë të heqë dorë nga përfaqësimi si ministri i Shëndetësisë, i Financave, specialist i epidemiologjisë por të lërë specialistët të flasin. Të shtohen urgjentisht testimet për të pasur një pasqyrë reale jo vetëm në Shkodër por në gjithë vendin. E njëjta situatë që shfaqet e fshehur në Shkodër është dhe në qytetet e tjera. Sa rriten testimet rriten edhe emrat.

Nuk mund të qëndrojmë tek 32 testimet e sotme apo 35 të djeshme. Do të ishte shumë normale marrja e masave adekuate dhe transparenca dhe qartësia me qytetarët nga autoritetet qeveritare.

Kryesorja në këtë luftë është rritja e testimeve. Kjo është kryefjala. Më vjen keq ta them që kryeministri duhet të herë dorë nga roli i ministrave dhe urgjentisht të dëgjojë specialistët që me forcë po e kërkojnë me insistim si ne, së fundmi si Pipero domosdoshmërinë për ndryshimin e specialistëve. E pafalshme që një pjesë e madhe e personave, mjekë, infermierë në Shkodër kanë qenë në pritje të realizimit të testimeve ndërkohë që janë përballur me moskokçarjen e qeverisë. Vijojnë të kenë ende mangësi për mjete mbrojtëse.'