Tërmeti lëkund Durrësin dhe Tiranën

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka goditur qytetin e Durrësit para pak minutash.

Sipas asaj që raporton portali i specializuar për lëvizjet sizmiologjike, EMSC,  dy lëkundje të njëpanjëshme, e para me magnitudë 3.3 dhe e dyta 4.5 goditën këtë pasdite qytetin bregdetar.

Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 44 km në veri-perëndim të Tiranës dhe 23 km në veri të Durrësit.

Sipas EMSC, thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 5 km.