VIDEO/ Policia rrugore ‘masakron’ shoferët gjatë fundjavës

Dhjetëra shoferë që kanë përfunduar në komision, disa të tjerë janë vënë në pranga pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur, ndërsa gjobat janë qindra.

Ky është rezultati i operacionit të zhvilluar nga policia në Tiranë gjatë fundjavës.


 

Si rezultat i këtij plani masash janë:

Arrestuar në flagrancë 8 shtetas për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

1 shtetas për drejtim automjeti pa Leje Drejtimi.

Si dhe janë ndëshkuar me masa administrative për OASH:

40 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti pa vendosur rripin e sigurimit.

31 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

20 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti, me shpejtësi tej normave të lejuara.

2 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti në sens të kundërt me atë të lëvizjes.

Policia Rrugore e Tiranës do vazhdojë të zbatojë me rigorozitet Kodin Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të Sigurisë Rrugore.