Brescia drejt rënies nga kategoria, Balotelli befason me skuadrën e re?

Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli mund të kërkojë një aventurë të re pas merkatos së verës.

Pas vetëm një sezoni me skuadrën e Brescia, Mario mund ta lë sërish kampionatin e Italisë, për të nisur një aventurë të re, në Turqi.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se agjenti i Balotelli, Mino Raiola, është në bisedime me skuadrën e Galatasaray.

Balotelli nuk ka lënë shenjë me skuadrën e Brescias. Skuadra e tij tashmë renditet në pjesën e poshtme të tabelës dhe nëse kampionati do të vazhdojë, me shumë gjasë ata do të jenë në Serie B.