VIDEO/ Sherr me thika në klasë, plagoset disa herë nxënësi në Durrës

Një nxënës i një shkolle 9-vjeçare është plagosur mesditën e sotme në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën “Bedrie Bebezi”.

Burime nga policia thanë se nxënësi është plagosur me thikë në krah e shpatull.

Ka qenë një sherr mes disa nxënësve që ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Nxënësi i klasës së 8-të është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.