FOTO/ Policia në hall me Taulant Ballën: Parkon si i fortë, 8 gjoba dhe nuk i paguan

Të biesh në hall me njeriun që bën ligje, por që nuk i zbaton. Ky është halli i policisë së shtetit me deputetin e mazhorancës që bën si i fortë.

Është Taulant Balla ai që deri më tani është gjobitur nga policia për të njëjtën vepër penale, gjoba që asnjë nuk i ka paguar.

Siç edhe duket në dokumentin e mëposhtëm makina me targa AA 900 IN që i përkasin një Volksvagen Tuareg ka 8 gjoba 1 mijë lekëshe të papaguara.

Kjo makinë është në pronësi të Librazhdit, Taulant Balla, i cili parkon si i fortë nëpër trotuare, por që nuk i ka paguar asnjë prej gjobave, siç edhe shikohet në regjistrin e Policisë Rrugore.