'Muzikë për Shpresë'/ Andrea Bocelli koncert në Duomo-n e boshatisur nga Koronavirusi

Këngatari itailian me famë botërore Andrea Bocelli ka mbajtur një koncert ‘live’ në katedralën e zbrazët ‘Duomo di Milano’ për të dërguar dashuri në këtë Festë të Pashkëve, shkruan Daily Mail.

Eventi muzikor i 61-vjeçarit mbahet nën moton "Muzikë për Shpresë".

Përpara shfaqjes së tij, Bocelli u paraqit solemn kur u fotografua në katedralen ‘pa frymë’, i veshur me një kostum të zi të shoqëruar me një fjongo.

Tenori ishte pa një audiencë për shkak të bllokimeve të Italisë dhe rregulloreve qeveritare përreth COVID-19, por pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube, dhe brenda pak orëve priten të publikohet versioni ‘audio’ i performancës së tij.

Bocelli në këtë interpretim është shoqëruar vetëm nga instrumentisti, Emanuele Vianelli.

Italia është mes vendeve më të goditura nga COVID-19 me mbi 156 mijë të prekur dhe rreth 20 mijë viktima, ndërsa Lombardia është rajoni më i goditur nga pandemia.