De Biasi shfrytëzon karantinën për të shkruar një libër mbi historinë e tij me Shqipërinë

Ish-trajneri i Kombëtares, Giani De Biasi, është duke shfrytëzuar periudhën e izolimit për të shkruar libër me kujtimet e jashtëzakonshme në drejtimin e Shqipërisë. 

Këtë detaj tepër interesant, 63-vjeçari e zbuloi në një prononcim për prestigjiozen “Marca”, teksa tregoi në cilin kapitull është.

Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike. Po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë. Lexoj, mësoj anglisht, që më nevojitet për punën. Para se të mbyllej gjithçka për problemin e Koronavirusit, kam pasur një mundësi në një kombëtare europiane dhe shpresoj që kur të mbarojë kjo eksperiencë, të bëj të mundur që të firmos një kontratë të re me një kombëtare. Më mirë të mos themi se kush është”, u shpreh De Biasi.