VIDEO/ Prona përplas dy miqtë: Ai Hidri pse e mori tokën me letra? Pse e mori?

Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit dy miq, të cilët prej vitesh janë në konflikt si pasojë e një prone.

Preng Laska pretendon se toka që i është dhënë është më dokumente false dhe si pasojë ai nuk e gëzon atë, pasi kanë dalë dhe shumë bashkëpronarë të tjerë.

Nga ana tjetër, Preng Prenga shprehet se ai e ka tokën dhe e shfrytëzon atë.

Prenga Prenga: Ju gëzoni dokumentat që ju kam dhënë unë si kryetar komisioni, gëzoni tokën që e keni marrë sipas ligjit 7502.

Eni Çobani: Po ku e ka tokën? Për këtë kemi ardhur!

Preng Laska: Letra është fallco!

Preng Prenga: Tokën e ka,  ka bërë shtëpinë, e punon, e mbjell grurë, e mbjell misër, e mbjell jonxhë.

Eni Çobani: Kush?

Preng Prenga: Ky Prenga!

Eni Çobani: Po ai thotë nuk e kam!

Preng Laska: O zotëri, ai Hidri pse e mori tokën me letra? Pse e mori?

Preng Prenga: Nuk jap llogari për hesap të tij unë.

Preng Laska:  Pse ja dha? Ç’është kjo lojë?

Preng Prenga: Asnjë përgjegjësi s’mbaj unë për atë punë! E ke tokën ti.

Preng Laska: A kam tokë unë? Më ke lënë të zihemi me njerëzit.

Eni Çobani: Zoti Preng, unë kam një pyetje për ju, por realisht ky informacion më ka ardhur nga zoti Due Hidri. Po më ka thënë që ju këtë tokë e keni shitur, dhe ju pretendoni për një tokë që e keni shitur dhe sot i kërkoni përsëri shtetit po të njëjtën tokë, është e vërtetë apo jo?

Preng Laska: Jo, jo! Nuk është shitur toka!

/Tvklan.al