Nuk është Ronaldo, Cana: Ja kundërshtari më i fortë që jam përballur

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka zbuluar se sulmuesi i Argjentinës Sergio Aguero ka qenë sulmuesi me të cilin e ka pasur më së shumti vështirësi të përballet.

Në një intervistë speciale për fansat në “Instagram”, Cana nuk ka zgjedhur fituesin e ‘Topit të Artë’, Cristiano Ronaldon.

“Cili është sulmuesi më i vështirë me të cilin je përballur? “Ka pasur disa, por Aguero ka qenë shumë i vështirë për ta mbajtur”, ka deklaruar Cana.

Cana, i cili është përballur me Agueron sa ishte lojtar i Sunderladit në sezonin 2009/2010, gjatë karrierës është përballur me sulmues të mëdhenj si Wayne Rooney, Karim Beznema, Zlatan Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo etj.