Lajm i mire/ Shërohet gruaja shtatzënë, ishte me koronavirus

Në Shqipëri deri më tani kemi 446 raste të konfirmuar me Covid 19 mes të cilëve 217 fatmirësisht e kanë fituar këtë betejë.

Ndërkohë pacientja e vetme shtatzënë që u konfirmua me koronavirus tashmë është shëruar. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik pas publikimit të rasteve të përditësimit me koronavirus në vendin tonë ka theksuar se një grua shtatzënë që ishte prekur me koronavirus është shëruar.

“Momentalisht nuk kemi gra shtatzëna të konfirmuara, kemi pasur një rast, por që tani paraqitet e shëruar,” ka thene ajo.

Ndërkohë me personelin mjekësor të prekur deri më tani me Covid 19, Dervishi është shprehur se janë 48 mjekë dhe infermierë të konfirmuar me koronavirus, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetsore.