Marchisio ka një dëshirë: Do të doja të bëhesha trajner i Juventusit

Claudio Marchisio ka një dëshirë, të cilën e ka ndarë me tifozët dhe që shpreson t’i realizohet në të ardhmen.

Ish mesfushori i kombëtares së Italisë dhe skuadrës së Juventus, Marchisio, ka treguar se dëshira e tij është të drejtojë skuadrën e Juves, klubi tek i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës si lojtar.

“Më mungon shumë dhoma e zhveshjes, sepse ti bën punën tënde aty çdo ditë”, ka thënë fillimisht Marchisio.

Më tej, ai ka folur edhe për atë se cila mund të jetë puna e tij e ardhshme.

“Nëse do të ishte Juve, atëherë po, por jo çdokush mund të bëhet një trajner”, ishte përgjigja e lojtarit, i pyetur nëse do të bëhet trajner.

Marchisio u vari këpucët në gozhdë në tetorin e vitit 2019, pasi kishte probleme të vazhdueshme me gjurin.