Pashkë në kohën e Covid-19/ Fermeri formon kryqin në tokën e tij

Të gjithë besimtarët e krishterë festojnë këtë të dielë Pashkët të cilat simbolizojnë ringjalljen e Krishtit.

Por këtë herë kjo festë i ka gjetur ata në një situatë të vështirë me përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën.

Kjo nuk i ka ndaluar ata që të shprehin besimin dhe të ndjekin ritualet sipas mënyrës së tyre.

Kjo foto e dhëshmon diçka të tillë, ku një fermer në Brownfield, Texas ka punuar tokën e tij duke krijuar formën e kryqit, i cili është dhe simboli kryesor i fesë së krishterë.