Rezultoi pozitiv me koronavirus, legjenda e Liverpoolit lë spitalin

Një lajm i mirë vjen vjen nga Anglia.

Legjenda e klubit të Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish, ka lënë spitalin.

Disa ditë më parë u raportua nga mediat angleze se, Daglish ndodhej I shtuar në spital, për shkak se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

 Dhe sipas mediave britanike, ikona e Liverpoolit e ka kaluar situatën e vështirë dhe për këtë arsye ka lënë spitalin dhe është kthyer në shtëpi, ku në vetë-izolim po vazhdon rikuperimin e plotë nga virusi. Ai ka shfrytëzuar rastin të jap edhe lëvdata për spitalin ku ishte I shtruar.

“Njerëzit mund të mendojnë se për shkak të emrit tim kam pasur kujdes më të mirë, por secili pacient në NHS po merr kujdesin më të mirë të mundshëm”.

“Si shtet, ne jemi me fat që i kemi”, ka thënë ndër të tjera Daglish.