Ekzekutohet me varje vrasësisi i presidentit të pare në Bangladesh

Një ish-zyrtar ushtarak, i cili u shpall fajtor për vrasjen e presidentit që e kishte udhëhequr Bangladeshin drejt pavarësisë, është ekzekutuar me varje në litar.

Abdul Majed u ekzekutua në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, pasi kishte qëndruar 25 vjet në arrati. Ai u shpall fajtor për vrasjen e presidentit të atëhershëm, Sheikh Mujibur Rahman, në vitin 1975.

Rahman – babai i kryeministres së tanishme, Sheikh Hasina – ishte vrarë gjatë një puçi ushtarak bashkë me shumicën e familjes.

Vrasja e tij kishte ndodhur vetëm katër vjet pasi Bangladeshi e kishte shpallur pavarësinë nga Pakistani, shkruan “BBC”.

Vrasësi i tij kishte vazhduar të jetonte në Bangladesh pas puçit, por besohet se ai kishte ikur në Indi më 1996, kur Hasina ishte zgjedhur kryeministre e vendit.

Qeveria e saj e rrëzoi ligjin që i mbronte vrasësit e babait të saj nga përndjekja ligjore. Në vitin 1998, Masjed dhe disa zyrtarë të tjerë ushtarakë ishin dënuar me vdekje.

Gjykata Supreme e Bangladeshit e kishte rikonfirmuar dënimin në vitin 2009 dhe pesë prej vrasësve ishin ekzekutuar pak kohë më vonë. Masjed u arrestua pas kthimit në Bangladesh muajin e kaluar.