Edhe 70 persona kthehen sonte nga Kroacia, vendosen në karantinë

Edhe 70 kosovarë do të kthehen sonte nga Kroacia e të cilët do të vendosen në Qendrën e Studentëve, në kryeqytet e cila po përdoret si karantinë.  

Kështu bëri të ditur, drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfisha.  

Me këtë rast Sfishta deklaroi se, aktualisht në Qendrën e Studentëve janë të karantinuar rreth 300 persona, derisa theksoi se ka kapacitet edhe për 350 të tjerë.  

Ndryshe, personave të cilët janë në karantinë në Qendrën e Studentëve, iu shërbehen tri vakte buke dhe gjërat e nevojshme higjienike nga kontratat e deritanishme të konvikteve.