132 viktima në 24 orë/ Hollanda konfirmon mbi 24 mijë të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Hollandë u rrit me 1.316 të shtunën, duke arritur në 24.413 në total, si dhe u shënuan 132 vdekje të reja, thanë autoritetet shëndetësore.  

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është 2.643, tha Instituti Kombëtar i Shëndetit (RIVM) i Hollandës në azhurnimin e tij të përditshëm, sipas Reuters.