Buffon nuk ka ndërmend largimin, gati për rinovimin e kontratës

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës në futboll.

Veterani i portës u rikthye vitin e kaluar në Torino pasi e kaloi një sezon në Paris Saint-Germain. Por, raportimet nga Italia bëjnë me dije që 42 vjeçari tashmë është në diskutime me drejtuesit e Juves për të ardhmen e tij.

Sipas medieve ka një pajtueshmëri dhe Gigi pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës, që do ta mbajë atë deri në vitin 2021.

Kjo do të thotë se portieri italian do të jetë 43 vjeç kur kontrata e tij të marrë fund, që me shumë gjasë do të jetë edhe fundi i karrierës së tij të gjatë në “Allianz Stadium”.