Shefi i emergjencës apel italianëve: Fundi i pandemisë së COVID-19 ende larg

Komisari i Jashtëzakonshëm italian për Emergjencat, Domenico Arcuri, i është drejtuar populli italian me disa këshilla mbi rregullat e karantinimit, mbi përballimin e kësaj pandemie.  

‘Vazhdoni të ndiqni rregullat dhe nëse është e mundur forconi bindjen dhe detyrimin për të ndjekur parashikimet që ju kemi dhënë për këtë fazë, pasi fundi i pandemisë është ende larg’.  

”Unë vazhdoj t’ju lutem, qëndroni në shtëpi, jini të kujdesshëm dhe vazhdoni të jeni të përgjegjshëm ashtu siç keni qenë deri tani”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp të Mbrojtjes Civile italiane.  

“Ne do ta hedhim pas këtë emergjencë dramatike vetëm kur të zbulohet një vaksinë efikase. Deri atëherë kemi vetëm një antidot: veten dhe sjelljet tonë”, tha Arcuri.  

“Ne jemi ata që duhet të ndihmojmë veten. Ne nuk mund dhe nuk duhet të humbasim kohën e daljes së të ashtuquajturës faza 1”, theksoi Komisari i Jashtëzakonshëm italian për Emergjencat.