Kriza financiare, Reali dëshiron të shesë dy lojtarët e skuadrës

Koronavirusi ka shkaktuar një krizë financiare për klubet e mëdha të futbollit.

Për shkak të kësaj situate Reali i Madridit është i gatshëm të shesë dyshen e skuadrës James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Të dy duket se kanë humbur besimin e klubit dhe të trajnerit Zidane, por edhe të tifozëve.

Për kolumbianin kanë shfaqur interes klube të ndryshme, mes tyre Juventusi dhe Manchester  United. Kontrata e James Rodriguez përfundon vitin e ardhshëm dhe vlera e kartonit të tij shkon 40 milionë euro.

Pak a shumë e njëjta panoramë paraqitet edhe situata e Gareth Bale. Madje vetëm pak muaj më parë trajneri i “Los Blancos” nuk nguroi të shprehej hapur se, sa më shpejt të largohej uellsiani, aq më mirë do ishte, por situata më pas mori një tjetër drejtim. Gjithsesi, tashmë duket se nuk ka më kthim pas, Bale gjithashtu do t’i japë lamtumirën madrilenëve.