Paralajmërimi i fortë i këshilltarit të CDU/ 'Shqipëria po falimenton. Rama u tall me Koronavirusin'

Këshilltari ekonomik pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, Martin Henze, i është përgjigjur një statusi ironizues ndaj opozitës në Twitter.

Njohësi i mirë i situatës në vend thekson edhe një herë se ajo çka ka rëndësi është fakti se vendi Shqipëria përballet me një krizë të fortë dhe rrezikun e falimentimit.

Sipas politikanit gjerman, kryeministri Edi Rama është duke bërë shaka me virusin dhe nuk ka organizuar asgjë.

“Gentjan, ne e dimë kush jeni, Mustafa Rama është pjesë e qeverisë mafioze, Shqiperia po përballet me falimentime dhe 3 muaj më parë Rama bëri shaka për Koronavirusin. Asgjë nuk është e organizuar, vetëm tanke, njerëz që po vdesin, a jeni pjesë e administratës së korruptuar Rama?", i përgjigjet Henze komentuesit shqiptar.