Kalimi në Inter? Reagon Leo Messi: Është gënjeshtër!

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka përgënjeshtruar zërat që kohët e fundit kanë përfolur një largim të mundshëm të argjentinasit nga “Camp Nou”

Messi në Instagram ndau lajmin ku përflitej transferimi i tij te Interi, por sipër saj shkroi se gjithçka është gënjeshtër.

“Mirë është se askush nuk beson në to”, shkroi Messi.

Ai gjithashtu përgënjeshtroi edhe informacionet ku spekulohej se ka paguar 1.6 milionë dollarë për të nxjerrë nga burgu Ronaldinhon.