Vdes fëmija 11 vjeç nga koronavirusi/ Britania e Madhe konfirmon 917 viktima në 24 orë

Një 11-vjeçar është në mesin e 917 pacientëve të tjerë që kanë vdekur në Britani të Madhe pas testimit pozitiv për koronavirus, duke rritur vdekjet totale në 9,875.  

Kjo bën që Britania të jetë rrugës për të arritur 10,000 vdekjeve të dielën e Pashkëve, raporton Dailymail.  

Rastet totale gjithashtu regjistruan 5.233 në 24 orë, duke arritur 78,991 në total pasi u kryen 18.091 teste shtesë.  

Shëndetësia angleze raportoi se 823 pacientë të tjerë kishin vdekur në spitalet e tyre në 24 orët e fundit.  

Ata që kishin humbur jetën në Angli ishin të moshës midis 11 dhe 102, dhe 33 prej tyre - të moshës midis 29 dhe 94 dhe nuk kishin probleme themelore shëndetësore.  

Skocia konfirmoi sot edhe 47 vdekje të tjera, duke arritur në 542 vdekjet totale në vend.  

Rritja e vdekjeve erdhi ndërsa ministrat britanikë u lutën qytetarëve që të qëndronin brenda në një fundjavë të ngrohtë të Pashkëve.  

Por disa kundërshtuan këto udhëzime dhe u mblodhën në parqet e kombit, duke detyruar policinë që patrullonte mbi kalë.  

Policia është paralajmëruar të mos abuzojë me pushtetin e tyre të ri të ngritur nga sekretari i Brendshëm Priti Patel, i cili do të konfirmojë shifrat e fundit të ditës së sotme në konferencën e përditshme të Downing Street.